Aktualitet

Rama: Jo çdo çarje pallati përbën rrezik, sot fokusi në Durrës


               Publikuar në : 10:51 - 22/09/19 |
Al Do

Sot fokusi të jetë në Durrës, i kërkoi kryeministri Rama drejtuesve të Emergjencave Civile dhe ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Rama kërkoi raportim për çdo dëm dhe çdo familje të dëmtuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen në Ministrinë  e Mbrojtjes Rama tha gjithashtu se jo çdo çarje në pallate është dëm strukturor pasi në disa raste aktivizohet fuga sizmike.

“Plasaritjet të godinave, jo domosdoshmërish përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore, ashtu sikur nuk është çarje pallati kur në një pallat të goditur nga tërmeti funksionon fuga sizmike, janë ndarje të brendshme strukturore të parashikuara për tërmetin, për të amortizuar tërmetin. Çdo plasaritje të inspektohet dhe çdo cënim i dukshëm i çdo pallati të inspektohet, pasi mund të jetë reagimi i ‘fugës sizmike’, por mund të jetë edhe cënim strukturor që e bën të rrezikshëm. Kështu që unë do të kërkoja si gjë të parë, të gjithë të spostohemi në Durrës, me një synim. Çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të policisë. Brenda ditës së sotme para se të vijë nata duhen kontaktuar të gjithë. Do të angazhohen edhe deputetët edhe ministrat”, tha Rama.

Kryeministri porositi prefektët që duhen informuar qytetarët në mënyrë që të ketë sa më pak panik dhe të inspektohen të gjitha rastet për të verifikuar dëmet strukturore. /Opinion.al

Pas