Aktualitet

“Ku është?” Rama nuk vë re Veliajn gjatë mbledhjes


               Publikuar në : 12:15 - 22/09/19 |
Al Do

“Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë ne për një ditë tjetër” ju drejtua Kryeministri Rama, kryebashkiakut Veliaj gjatë mbledhjes me grupin parlamentar ku të pranishëm janë ministrat dhe kryebashkiakët.

Kryministri nuk vuri re praninë e Veliajt megjithëse e kishte dy karrige pranë.

“Duke qenë se kryetarin e Bashkisë së Tiranës nuk e kemi…ku është? Atë ditën pa makina mund ta shtyjmë ne për një ditë tjetër” tha Rama gjatë mbledhjes.

Pas kësaj Veliaj mori fjalën duke thënë se sot janë hapur qendrat sociale dhe do të ofrohen vaktet për shumë banorë.

“Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë vaktet në masë për shumë prej banorëve të Tiranës, Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshtevev dhe cerdheve”, tha Veliaj.

Më tej kryeministri shtoi se të gjithë deputetët do të angazhohen për të takuar të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmetet

“Mbrëmë e keni ndjekur, veçanërisht në Durrës ka pas më shumë ankth, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve qëndruan jashtë banesave. Të gjithë së bashku ne të kushtojmë gjithë pjesën e mbetur të ditës së sotme për kontakte me njerëzit, në çdo zonë ku janë identifikuar pikat. Duhet të kemi një inventar të dëmeve, duhet t’iu shpjegohet njerëzve se godinat që kanë ndarje të brendshme, janë të garantuara.

Të gjithë bashkë duhet të ndahemi sipas zonave, dhe pjesa tjetër e bashkive, të fokusohemi në pikat kritike, duke u përpjekur të mbulojmë të gjitha shtëpitë dhe për çdo familje të ketë një kontakt sot.

Do e realizojmë objektivin që para fillimit të shiut asnjë familje të mos jetë në çadra, të gjithë të kthehen nëpër shtëpi. Edhe PS ka dhënë një kontribut, që ka shkuar për të prekurit nga tërmeti në Korçë, dhe një grup kompanish janë përfshirë në këtë proces, edhe nga Buxheti i shtetit kemi vendosur një shumë. Të njëjtë gjë do bëjmë përsëri, çdo bashki do përfshihet me një kontribut sado modest. MF që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për “skenarin e shtrenjtë” jemi gati”, tha Rama. /Opinion.al

Pas