Vijon protesta qytetare në ditën e saj të 11-të. Me fjalime dhe pankarta që kërkojnë largimin e klasës politike dhe dorëheqjen e Kryeministrit Rama, pas qëndrimit në boulevard, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke mbërrritur deri në zonën e njohur si 9 katëshet.
Sikurse është parë dhe nga pamjet e transmetuara live në media, protestuesit janë kujdesur që të pastrojnë sheshin nga mbeturinat, gjë që e kanë bërë përgjatë gjithë këtyre ditëve të protestës.
















