Kryesore

Protesta e PD në Shkodër, Basha: Ja kush është qëllimi ynë


               Publikuar në : 12:42 - 19/08/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, kundër konstituimit të këshillit bashkiak të dal nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se beteja e qytetarëve të Shkodrës është beteja e gjithë qytetarëve, ndërsa shton se qëllimi i PD është largimi nga funksionet publike të personave të lidhur me botën e krimit.

Kryedemokrari theksoi se; “Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë.”

Reagimi i Bashës

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk./ Opinion.al E.Xh.

Pas