Aktualitet

Prokuroria mbyll verifikimet për Tom Doshin, i dërgon materialet KQZ-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 04/11/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kreun e PSD, Tom Doshi. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se rezultatet i janë përcjellë KQZ-së, që si organ kometent duhet të shqyrtojë nëse ligji i dekriminalizimit u respektua.

“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji”, thuhet në njoftim.

SHBA e ka shpallur “non grata” kreun e PSD, dhe lidhur me këtë fakt si dhe deklarimet e tij në formularin e dekriminalizimit, bënë që më 22 mars Kryemomisioneri, Ilirjan Celibashi ti kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme verifikim për Tom Doshin. Kujtojmë se ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit vetëm pak orë pas zgjedhjeve të 25 prillit. /Opinion.al

Pas