Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori i “Bandës së Lushnjes” para KPA, kërkohet hetim i thelluar

2019/12/04 at 7:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i “Bandës së Lushnjes” para KPA, kërkohet hetim i thelluar

Prokurori i Apelit Shkodër, Arben Dollapaj, njëherazi dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë doli sot në seancë në shkallën e dytë të vettingut pasi vendimi për konfirmimin e tij në shkallën e parë u apelua nga Komisioneri Publik.


Dollapaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin, duke kërkuar që Kolegji i Posacëm i Apelimit (KPA) të kryejë një hetim të thelluar të pasurisë së tij çka nuk është bërë sipas tij në shkallën e parë të vettingut.

Në seancën e sotme, Komisioneri Publik tha se prokurori Arben Dollapaj ka tri pasuri të paluajtshme, një apartament në Bajram Curri, një shtëpi në Valbonë dhe një shtëpi në Selitë, në Tiranë. Ai kërkoi hetim më të thelluar për banesën në Valbonë dhe atë në Selitë.

Në parashtrimin e tij Komisioneri tha se shtëpia në Valbonë sipas disa denoncimeve është përshtatur për hoteleri por prokurori e hodhi poshtë këtë akuzë. Ndërsa për banesën në Selitë, Komisioneri Publik ka dyshime se çmimi mund të jetë favorizues. Megjithatë Dollapaj përmes avokatit të tij tha se këtë banesë vëllai i tij e ka blerë tek një shtetas kosovarë madje më shtrenjtë se vlera reale.

Në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër.

Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje. Ai ka patur në shqyrtim çështje të rëndësishme si ajo e “Bandës së Lushnjes” ku ka kërkuar burgosjen e të pandehurve. Për të njëjtën çështje ka punuar edhe ish-prokurori Besnik Muçi i cili u shkarkua pak kohë më parë nga KPA pasi Komisioneri Publik kishte apeluar konfirmimin e tij në detyrë. Shkarkimi i Muçit u kërkua gjithashtu për çështje pasurie, akuza të cilat krijuan debat mbi ndershmërinë e procesit. Ai mori më shumë vëmendje pasi u shkarkua në një kohë që ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. /Opinion.al

Etiketa: Arben DollapajKPAvetting


Ju sugjerojmë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Para
Në këto qytete nesër nis mësimi

Në këto qytete nesër nis mësimi

Spiropali shkon në Holandë për tu lutur dhe t’i kërkojë ndihmë bizneseve

Spiropali shkon në Holandë për tu lutur dhe t'i kërkojë ndihmë bizneseve

Atentat në Tepelenë, një i vrarë dhe një i plagosur

Atentat në Tepelenë, një i vrarë dhe një i plagosur
















TE FUNDIT

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}