Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali shkon në Holandë për tu lutur dhe t’i kërkojë ndihmë bizneseve

2019/12/04 at 8:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali shkon në Holandë për tu lutur dhe t’i kërkojë ndihmë bizneseve

Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko ndodhen në Holandë.


Sipas një postimi në Facebook-un e Spiropalit ata janë atje në kuadër të një takimi të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Holandë dhe Dhoma e Tregtisë së Diasporës.

Në këtë takim, për të cilin nuk ka asnjë informacion në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Holandë, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare janë takuar, sipas ministres Spiropali, “me përfaqësues të njohur të biznesit holandez në fushën e ndërtimit, inovacionit, turizmit dhe energjisë, të cilët iu përgjigjën ftesës sonë për të ndarë eksperiencat dhe përvojat e tyre të vyera në përballimin e fatkeqësive natyore, si dhe për të biseduar për #ProgramineRindërtimit që do të nisë #shumëshpejt zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti.”

“Adresimi i nevojës për asistencë me grupe ekspertësh, fonde monetare dhe logjistikë inovative nga Holanda, për të ndihmuar në jetësimin e programit dinjitoz të rindërtimit, ishte fokusi i këtij takimi intensiv pune.”, mbyll Spiropali postimin e parë në Facebook për këtë takim.

Kapërcimi nga takimi me përfaqësues të bizneseve holandeze në fatkeqësinë që solli tërmeti është mbresëlënës.

Së pari, përballimi i fatkeqësive natyrore në Holandë nuk bëhet nga bizneset por nga shteti.

Së dyti, nga sa shkruhet në postim lihet të kuptohet se biznesmenëve në fushën e ndërtimit, inovacionit, turizmit dhe energjisë i është kërkuar asistencë me grupe ekspertësh, fonde monetare dhe logjistikë inovative. Domethënë bizneseve i është kërkuar të kryejnë shërbime në Shqipëri dhe për këtë jo vetëm të mos paguhen por edhe të bëjnë bamirësi përderisa kërkohet asistencë me fonde monetare. Nuk jepet informacion se cilat janë këto biznese të cilat janë të gatshme të bëjnë këtë bamirësi për një vend në të cilin nuk kanë investuar as në kohën kur nuk ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme.

Së treti, e vetmja fatkeqësi natyrore me të cilën mund të përballet Holanda janë përmbytjet dhe kjo është zgjidhur me anë të një sistemi digash që është i famshëm në të gjithë botën. Prej dekadash atje nuk ka patur më fatkeqësi natyrore kështu që dhe eksperiencat në përballimin e tyre janë të pakta, aq më tepër për bizneset.

Përpos lajmit për këtë takim, Ministrja Spiropali bën me dije se ka vizituar edhe një kishë në Hagë ku është lutur për të prekurit nga tërmeti. Pra në një gjendje të jashtëzakonshme, kur kryeministri Rama kërkoi disa herë të falur për shkëputjen 48 orëshe për të qenë prezent në samitin e NATO-s, ministres së shtetit dhe ministrit të Diasporës i duhet të shkojnë në Holandë për tu lutur.

Prej disa ditësh, në mbledhjen e këshillit të ministrave, Kryeministri Rama ka folur mbi shkurtimet që do të bëhen në buxhet për të alokuar fonde për të përballuar situatën nga tërmeti. Ai bllokoi blerjen e makinave dhe mobilieve për bashkitë për gjithë vitin e ardhshëm, madje sot u bë publik urdhri në Policinë e Shkodrës ku policët urdhërohen të japin një pjesë të rrogës si bamirësi por nuk është parë e arsyeshme që të kursehen fondet e vizitës së Spiropalit dhe Majkos që të luten në Holandë dhe ti kërkojnë ndihmë bizneseve. /Opinion.al

Etiketa: elisa spiropaliholandePandeli Majko


Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Para
Atentat në Tepelenë, një i vrarë dhe një i plagosur

Atentat në Tepelenë, një i vrarë dhe një i plagosur

Kush janë 2 vëllezërit që ranë pre e atentatit në Tepelenë?

Përfundon në harmoni samiti i NATO-s

Përfundon në harmoni samiti i NATO-s
















TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com