Kronikë

Përplasjet në KZAZ, Gjykata e Kavajës lë në burg dy persona


               Publikuar në : 12:26 - 23/06/19 |
Opi Nion

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg dy persona të cilët u përplasën me punonjësit e policisë në KZAZ në Kavajë.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani dhe Ervin Baklli.

Ndërsa, shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Demir Bukova në “detyrim paraqitje”.

Pak ditë më parë, mbështetësit e opozitës u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke bërë që këta të fundit të hidhnin gaz lotsjellës, dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Mbështetësit e opozitë kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore./ Opinion.al E.Xh.

Pas