Sport

Izmir Smajlaj thyen rekordin në kërcim së gjati


               Publikuar në : 13:42 - 23/06/19 |
Opi Nion

Izmir Smajlaj ka thyer rekordin e tij personal në Shkodër, gjatë kampionatit kombëtar të Atletikës.

Ky rekord që përkon edhe me rekordin kombëtar, duke arritur gjatësinë 8.11 metër.

Shkodrani ka postuar në rrjetet sociale momentin e kërcimit, ndërsa ka falenderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë garës.

“Dua t’iu falënderoj të gjithëve, familjen time, trajnerin z. Gjergj Ruli, miqtë e mi, tifozët e zjarrtë, Bashkia Tirane dhe Klubin Sportiv Tirana. Mbështetja dhe emocioni që përjetova në stadiumin e vendlindjes sime në Shkodër, më ndihmuan të fluturoj mbi pistë duke nderuar sërish Shqipërinë.  Shihemi se shpejti… në rekorde të tjera!”, shkruan kampioni shqiptar në faqen e tij në Facebook.

Aktualisht rekordi kombëtar i Smajlajt është performanca e katërt në Evropë dhe e 21-ta në botë./ Opinion.al E.Xh.

Pas