Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nesër vendimi për 30 qershorin, reagon PD: Kolegji s’ka kompetenca

2019/06/23 at 12:50 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër vendimi për 30 qershorin, reagon PD: Kolegji s’ka kompetenca

Kolegji zgjedhor ditën e nesërme do të vendosë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.


Ndërkohë, ka ardhur reagimi i PD, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso shprehet se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë nesër dekretin e Presidentit. Ai tha se Edi Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

Kolgji zgjedhor do të shqyrtojë ditën e hënë kërkesën e Idajet Beqirit dhe nëse pranon çregjistrimi e Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor.

Por, nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor..

Deklarata e plotë nga Ivi Kaso

Dekreti i Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare.Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo  nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë.

Rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, siç ka paralajmëruar Kryeministri I votave tëvjedhura me krimin.

Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

Edi Rama: “Gjykata kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në gjykatën përkatëse, që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër!”

Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.

Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.

Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidentit.

Kjo vetëm sathellon bindjen se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë dhe ne do të vijojmë pa asnjë hap pas, deri në fitoren e kësaj beteje, që afron Shqipërinë me Europën dhe mbron dinjitetin e qytetarëve shqiptarë./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Nicki Minaj gati për martesë, por fansat janë kundër

Nicki Minaj gati për martesë, por fansat janë kundër

Izmir Smajlaj thyen rekordin në kërcim së gjati

Izmir Smajlaj thyen rekordin në kërcim së gjati

Futbollisti i Kombëtares dasmë me 500 të ftuar në Kalanë e Shkodrës

Futbollisti i Kombëtares dasmë me 500 të ftuar në Kalanë e Shkodrës
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}