Aktualitet

Parkimet e gabuara dhe parakalimet mbushin shoferët me gjoba,7 arrestohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 28/08/20 |
Al Do

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar

Si rezultat i kontrolleve me radar, policia njofton se janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 64 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 187 për përdorim të celularit, 43 për shkelje të semaforit, 44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. /Opinion.al

Pas