Bota

Ariu polar i merr jetën një burri në Arktikun norvegjez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 28/08/20 |
Opi Nion

Një ari polar i ka marr jetën një njeriu në ishullin Spistsbergen në Arktikun norvegjez, bëjnë me dije zyrtarët vendas. Sulmi ndodhi në një zonë kampingu në Longyearbyen, qyteti kryesor i ishullit.

Ariu u qëllua më pas dhe u gjet pa jetë në aeroportin lokal. Ekspertët kanë thënë se zonat e gjahut të arinjve polare janë reduktuar për shkak të shkrirjes së akujve, duke i detyruar ata të  afrohen në zonat e populluara për të gjetur ushqim.

Burri i identifikuar si 38-vjeçari gjerman Johan Jacobus Kootte, u sulmua në çadrën e tij të premten dhe vdiq pak kohë më pas, për shkak të plagëve të marra, shkruan BBC.

Zyrtarët thanë se në çadër në atë moment ishin 7 persona, të cilët po trajtohen nga shërbimet shëndetësore.

Pronarja e kampingut Michelle van Dijk tha se burri që vdiq ishte në sezonin e tij të dytë aty dhe ishte trajnuar e dinte gjithçka se si funksiononte.

Ajo shtoi se kishte patur një njoftim të enjen për një ari polar që endej në zonë, por se situata dukej nën kontroll./Opinion.al

Pas