Kryesore

Rregulla të reja në Greqi, shtyhen kufizimet për hyrjet nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 28/08/20 |
Opi Nion

Greqia ka vendosur regjimin e rregullave të reja kundër Covid 19, të fokusuara kryesisht në zonën e Levsos dhe Zakynthos brenda vendit. Ndërkohë Zv.Ministri Nikos Hardalias ka bërë të ditur se do të shtyhen me 14 ditë masat edhe në disa zona të tjera turistike të vendit, si Paros, Antiparos, Mykonos, Halkidiki.

Duke nisur nga data 29 gusht në vend do të ndalohen të gjitha festat, panairet dhe evente të tjera, ndërkohë që nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 9 personave, në ambjente publike apo private qofshin.

Lidhur me udhëtimet, Hardalias njoftoi ndërprerjen e fluturimeve nga Barcelona dhe zona e Katalonias, nisur nga data 31 gusht.

Testimet e detyrueshme për ata që hyjnë nga jashtë u zgjatën deri më 15 shtator. Në fakt deri më 19 shtator, kontrolle paraprake do të kryhen për pasagjerët që hyjnë në Greqi në rrugë ajrore, nga Suedia, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Malta, Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedonia e Veriut dhe Spanja, sikurse informon skai.

Ndërkohë, lidhur me kufijtë tokësorë masat shtrënguese ndaluese të hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zgjaten deri më 11 shtator.

Në këtë kontekst, në vend kanë të drejtë të hyjnë vetëm shtetas të BE, qytetarë rezident apo me nënshtetësi greke si dhe punëtorët sezonalë. Kujtojmë se këto kategori duhet të kenë me vete test tamponi negativ ndaj COVID-19, si dhe aplikimin PFL./Opinion.al

Pas