Aktualitet

Non grata nga Britania e Madhe, Berisha: Të dorëzojnë provat e faktet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 22/07/22 |
Opi Nion

Pasi u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat i kërkoi autoriteteve britanike që të dorëzojnë faktet e akuzave që kanë ngritur ndaj tij për lidhje të qartë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai i cilësoi shpifje akuzat ndërsa tha se do të konsultohet me ekspertë për të ndërrmarë hapa ligjorë për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tij.

“Në përfundim, ftoj autoritetet britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.

Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj”-tha Berisha.

Pas