Aktualitet

Berisha “non grata”, ambasada britanike: Veprime ndaluese ndaj individëve që…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 22/07/22 |
Opi Nion

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar pasi Sali Berisha informoi se ishte shpallur “non grata” nga qeveria britanike.

Në një prononcim për “News24”, ambasada tha se Britania e Madhe “ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin”.

E pyetur nëse në listën e qeverisë britanike ka emra të tjerë nga maxhoranca që janë shpallur “non grata”, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë tha se:

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”.

Pas