Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Qeveria në largim në kaos me funksionet dhe vendimmarrjen

2019/08/25 at 9:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Qeveria në largim në kaos me funksionet dhe vendimmarrjen

Qeveria në largim e Kosovës nuk i di ende kompetencat e saj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajtnga posti i kryeministrit.


Pas dorëheqjes së tij, më 19 korrik, Ramush Haradinaj i ishte drejtuar më 29 korrik edhe Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për definimin e kompetencave dhe funksionit të Qeverisë në rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së tij. Kushtetuesja, ende nuk ka dhënë asnjë interpretim në lidhje me këtë kërkesë.

Ndërkohë, disa nga ministrat në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, edhe pas dorëheqjes se Haradinajt, si dhe pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë pushuar me marrjen e vendimeve të ndryshme.

Përderisa ministrat në largim të Qeverisë së Kosovës marrin vendime duke besuar se ato janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet, përfaqësuesit e shoqërisë civile më shumë preferojnë që të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që më pas të mos kontestohet legjitimiteti i këtyre vendimeve.

Vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, në seancën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nuk ishte i ulur në vendin e kryeministrit. Ai tha se nuk e ka të qartë nëse ende është kryeministër.

“Unë nuk jam kryetar qeverie, nuk kam të drejtë të jem në sallë, isha në grup parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Jam kryetar i partisë politike. Nëse Gjykata Kushtetuese parasheh që duhet të kryejmë funksionet e Qeverisë në dorëheqje, kuptohet nuk kam dezertuar, rri gati për çdo detyrë që të mos ndalet jeta në vend në veçanti në ato sfera që janë emergjente”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për media.

Ngjashëm me Haradinajn, edhe ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar se pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndajë mjetet e nevojshme financiare nga buxheti për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Por, përderisa Haradinaj dhe ministrat, si rasti i Bedri Hamzës nuk e dinë nëse mund të vazhdojë apo jo me funksionet e tyre, disa ministra tjerë, kanë vazhduar me punën e rregullt, duke marrë vendime për çështje të caktuara.

Më 21 gusht, Ministria e Inovacionit përmes një komunikate kishte njoftuar se do të investojë 200 mijë euro për hapjen e Qendrës Multifunksionale Inovative në Shtime. Njoftime të ngjashme, mediave u janë adresuar edhe nga disa ministri tjera.

Profesori i çështjeve juridike kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese do të duhej sa më parë të dalë me një interpretim të kërkesës së Haradinajt.

Sipas tij, nuk ka shumë për të bërë dhe për t’u thelluar në këtë çështje, pasi që Kushtetuta e Kosovës, sipas tij, është e qartë në këtë pikë.

“Do të duhet që sa më parë Gjykatat Kushtetuese të ketë një mendim lidhur me këtë kërkesë në mënyrë që nëse kanë të drejtë ministrat e dorëhequr dhe qeveria e rënë bashkë me kryeministrin e dorëhequr që të sjellin vendime, të marrin vendime, atëherë është dashur kabineti të vazhdojë të mbaje mbledhjet e rregullta dhe të marrë vendime si deri më tani, sa ka qenë brenda mandatit. Por, këtë nuk po e bënë Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që do ta bëjë sa më parë në mënyrë që të hiqen dilemat”, thotë Baraliu.

Sipas tij, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese nga fryma e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Qeveria e dorëhequr ka të drejtë t’i kryej punët vijuese teknike administrative, ka të drejtë dhe obligim që t’i zbatojë vendimet që janë marrë nga kabineti qeveritar në mandat derisa nuk është dhënë dorëheqja dhe të kontrolloj, mbikëqyrë zbatimin e vendimeve dhe projekteve të ndryshme.

“Marrja e vendimeve do të duhej bërë në kabinet. Do të duhet të mbahen mbledhjet e qeverisë dhe do të duhej të trajtoheshin ato çështje për tu marrë dhe votuar vendimet e qeverisë. Kjo është praktikë juridike pasi që Kosova nuk ka më tepër se kaq pasi që nuk e kemi Ligjin për qeverinë ku më saktësisht do të duhej të përcaktoheshin obligimet dhe detyrat e qeverisë në çdo situatë juridike, pra edhe në këtë situatë të vakuumit institucional pas dorëheqjes së kryeministrit”, thotë Baraliu.

Më 29 korrik, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për definimin e kompetencave.Nga ajo ditë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje.

Në Kosovë gjatë kësaj javë Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe brenda 45 ditëve do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për përbërjen e re të legjislaturës së shtatë të Kosovës./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Tirana përsëri pa energji elektrike, këto janë zonat që preken

Këto janë zonat në Tiranë ku do të ndërprerje të energjisë elektrike

Atletico e Madridit fiton përsëri, mposht Leganes

Atletico e Madridit fiton përsëri, mposht Leganes

Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi: Të kam borxh jetën

Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi: Të kam borxh jetën
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}