InstaBIZ

Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi: Të kam borxh jetën


               Publikuar në : 22:14 - 25/08/19 |
Opi Nion

Robert Berisha ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja Nora Istrefi. Berisha e ka bërë të diktur këtë lajm përmes një postimi në faqen e tij në “Instagram”.

Në këtë njoftim ai ka falënderuar Nora Istrefin për çdo kujtim që ka me të që nga viti 2006. Po ashtu ai e falënderon, tashmë ish-partneren e tij për vajzën që ka sjellë në jetë.

Robert Berisha shprehet ndër të tjera në “Instagram” se i ka borxh jetën këngëtares.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I wish you all the best,”-shkruan Berisha./ Opinion.al E.Xh.

Pas