Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

2019/05/17 at 9:32 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

Mustafa Nano – Politikanët shqiptarë kanë krijuar një botë të vetën që shkon paralel, pa u prekur, me common sensin, dhe me logjikën humane. Ata janë në situatën kur thonë e bëjnë gjëra të çuditshme, që janë aq të çuditshme sa ta heqin trurin. Do të ishte njësoj si të thoshin që një dhe një bëjnë tre, apo që pas të martës vjen e hëna, apo që Janullatosi mban Ramazan, etj, etj. Këto të fundit janë gjëra të pabesueshme, apo jo? Epo kështu janë edhe shumë gjëra që bëhen e thuhen prej politikanëve. E jo vetëm.


Po e ilustroj:

Pas publikimit të një shkrimi shumë kritik ndaj qeverisë në gazetën më të madhe gjermane Bild, u pa të dilte Blerina Gjylameti dhe të fliste për “ata që paguajnë para të pista që vijnë nga vende të huaja për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë.” Pastaj tha se “kjo pistë është nën hetim serioz”.

Dha prova për këtë? Jo, nuk dha prova. Asnjë provë. Thjesht damkosi një zë kritik.

Një ilustrim tjetër: Monika Kryemadhi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka bërë këtë vizitë në pikun e krizës politike shqiptare, dhe ne presim të marrim vesh se çfarë është diskutuar mbi këtë krizë mes saj dhe atyre që e presin. Mirëpo prej andej vijnë vetëm fotografi të Monikës, siç është ajo me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin. Asnjë fjalë mbi rrethanat e takimit, mbi përmbajtjen e bisedës, mbi kohëzgjatjen e kësaj të fundit, mbi vendin e takimit, etj. ASNJË FJALË. Vetëm një fotografi.

Një ilustrim i tretë tregon se vesin e politikanëve shqiptarë e ka gjithë shoqëria shqiptare. Një agjenci sondazhesh ka bërë një të tillë, dmth një sondazh, dhe u ka bërë të intervistuarëve edhe këtë pyetje: Cili nga politikanët është i sinqertë në deklarimet publike. Dhe gati 30% e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama është i sinqertë në ato që thotë. Një në tre shqiptarë pra është i bindur që Edi Rama thotë vetëm të vërtetën në publik. Fiu! Një në tre.

Nga i njëjti sondazh del se gati 5% e shqiptarëve janë të sigurtë që Sali Berisha thotë vetëm të vërteta në deklararat e veta publike. Disave iu duk një shifër e vogël kjo. Por 5% e njerëzve të rritur në Shqipëri bëjnë gati 70 mijë veta. Pa mendojeni pak. 70 mijë veta nuk janë pak. 70 mijë që besojnë se Berisha nuk gënjen asnjëherë. 70 mijë veta që në vend të trurit kanë krrunde, apo egjër, apo tallash./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

17 Mars, 2026 3:43 pm
Parodia e drejtësisë në Hagë
Te Fundit

Parodia e drejtësisë në Hagë

2 Mars, 2026 11:35 am
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Para
Bamir Topi rrëfen se kur i prishi marrëdhëniet me Sali Berishën

Bamir Topi rrëfen se kur i prishi marrëdhëniet me Sali Berishën

Emigrantët, Gjykata Federale e Apelit kundër administratës  Trump

Emigrantët, Gjykata Federale e Apelit kundër administratës Trump

Aksident në rrugën Përrenjas- Qafë Thanë, plagoset 28-vjeçari

Aksident në rrugën Përrenjas- Qafë Thanë, plagoset 28-vjeçari
















TE FUNDIT

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik, 2026

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës u mbyll mes polemikash, pasi kroatëve iu anulua një gol në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}