Kronikë

I dënuar për “Vrasje” në Itali, arrestohet në Kavajë 59-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 18/05/21 |
Opi Nion

Një 59-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit N. D.(D.), 59 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Policia njofton se ndaj 59-vjeçarit Nikolla Dura-Duri, banues në Lushnjë, Gjykata e Firences në Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al

Pas