Kronikë

Shkodër/ Ekzekutimi i Endri Mustafës, ndalohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 18/05/21 |
Opi Nion

Një ditë pas vrasjes së 32-vjeçarit, Endri Mustafa në Shkodër  policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona, të cilët mësohet se kanë dijeni ose janë të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit në zonën e “Livadheve”.

Po ashtu raportohet se gjatë ditës së djeshme, në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohen se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë.

Pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve.

I zhdukur prej 3 ditësh, 32 vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e djeshëm në Shkodër. Pranë trupit të tij është gjetur edhe një pistoletë, që pritet t’i nënshtrohet ekspertimit për të parë nëse i përket autorëve./Opinion.al

Pas