InstaBIZ

Enca “mbretëresha” e Instagramit, lë pas Elvanën, Tunën e Dafinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 28/10/15 |
root

Sot në showbiz gara është shumë e madhe jo vetëm sa i takon këngëve, por edhe numrit të ndjekësve në rrjetet sociale. Nëse i hedh një sy Instagramit të vipave e gjen menjëherë se cila e është këngëtarja/këngëtari më i ndjekur. Nëse jeni kuriozë shihni listën tonë:

Enca Haxhia

20 vjeçarja Enca Haxhia është aktualisht këngëtarja që ka më shumë ndjekës në rrjetin social Instagram. Enca ka më shumë se 800 mijë ndjekës, duke lenë mbrapa emra të njohur të muzikës si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Tuna, etj.

Elvana Gjata & Dafina Zeqiri

Ato janë përherë në garë dhe rivalitet, jo vetëm në muzikë por edhe përsa i përket rrjeteve sociale. Nëse i hedh një sy sot Instagramit të Dafinës ajo është përpara Elvanës (me 200 mijë ndjekës më shumë), por ju sigurojmë se pas pak ditësh Elvana do të kalojë në avancë, sepse kështu ndodh gjithnjë mes tyre.

 

dafinaelvana

Barazon Ledri Vula dhe Klaudia Pepa

Ai është një reper shumë i njohur, ndërsa ajo një balerinë e talentuar. Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe balerinën e Tv Klan, Klaudia Pepa. Klaudia dhe Ledri janë me numër të barabartë ndjekësish, kështu që ata janë automatiksht në vend të katërt.

kluadialedri

Luana & Marina Vjollca

Motrat Vjollca, prezantueset simpatike të Top Channel, janë gjithashtu shumë të ndjekura në rrjetet sociale. Luana duket se ka më shumë fansa se Marina, pasi ajo e ka kaluar numrin prej 340 mijë ndjekësish.

Luanamarina

Noizy dhe Nora Istrefi

Për koiçidencë të dyve i fillon emri me “N” dhe të dy kanë një numër të përafërt ndjekësish. Reperi nga Shqipëria Noizy, është para këngëtares Nora Istrefi, me 200 ndjekës më shumë.

n2n1

Tuna

“Zogu” më i mirë prej krejtëve, ka qenë këngëtarja e parë, e cila kryesonte në Instagram, por me kalimin e kohës koleget avancuan, duke e lenë kështu pas, Altuna Sejdiun.

Era Istrefi

Ajo është fenomeni i showbiz-it shqiptar dhe si e tillë numëron shumë fansa. Në Instagram, Era Istrefi ka plot 235 mijë ndjekës.

*Emra të tjerë të tjerë të njohur si Ermal Mamaqi, Jonida Maliqi, Flori Mumajesi, Getoar Selimi, etj nuk e kanë arritur akoma shifrën e 200 mijë ndjekësve në Instagram*

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas