Bota

Çernobili pa energji, Ukraina: Mund të çlirohen substanca radioaktive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 09/03/22 |
Opi Nion

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës thotë se furnizimet me energji elektrike për ish termocentralin në Çernobil janë ndërprerë dhe ka paralajmëruar se substancat radioaktive mund të çlirohen, pasi karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Në një postim në telegram, Energoatom thotë se një linjë e tensionit të lartë që furnizonte centralin me energji u shkëput pasi u dëmtua nga forcat ruse gati dy javë më parë.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko i tha BBC-së se Ukraina nuk ka akses në informacionin e monitorimit në stacion dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësojë nëse ndonjë lëndë radioaktive po lëshohet.

“Ne duhet ta riparojmë atë sa më shpejt që të mundemi,” tha Galushchenko. Por ai shtoi se ekziston “një sistem i veçantë sigurie në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike”, i cili do të lejojë që centrali të funksionojë për disa ditë duke përdorur gjeneratorë me naftë.

Më herët, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike  tha se kishte ndaluar marrjen e të dhënave të monitorimit nga uzina dhe paralajmëroi se autoritetet ukrainase u kishin thënë atyre se stafi i uzinës prej rreth 210 punëtorësh kanë qenë vazhdimisht në detyrë për dy javët e fundit.

Pas