Politikë

6 Marsi/Kandidati i PD në Durrës pranon humbjen: Është koha të reflektojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 09/03/22 |
Opi Nion

Kandidati i Partisë Demokratike për qytetin e Durrësin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, Luan Hoti, në një status në rrjetet sociale ka pranuar humbjen.

Hoti shprehet se tani është koha që PD të reflektojë dhe të analizojë jo vetëm pse ai nuk fitoi, por edhe pse shumica e durrsakëve nuk doli për të votuar.

Më tej ai falenderon ata që besuan në Partinë Demokratike.

“Të dashur qytetarë, Të dashur demokratë, Këtë muaj ne ishim bashkë, u pamë në sy, folëm për problemet 21-vjeçare të Durrësit tonë, sollëm zgjidhjet që ishin të realizueshme brenda vitit.

Në një fushatë ku në qendër të vëmendjes ishin qytetarët dhe qyteti ynë, jo partitë.

Takimet u bënë më të mëdha nga dita në ditë, ku çdo qytetar, çdo demokrat nisi të sillte edhe më shumë miq, të afërm, të njohur në takimet e rikthimit të qytetit qytetarëve.

Por ne nuk arritëm dot të bëheshim shumicë. Ky është fakt aq i patjetërsueshëm, sa ç’di unë atë që ma dëshironte zemra: që ndryshimi i madh të niste nga Durrësi.

Luftuam, sakrifikuam, punuam, dëgjuam. Tani është koha të reflektojmë dhe analizojmë jo vetëm pse nuk fitoi kandidati që ju propozuat po pse shumica e durrsakëve nuk na ndoqi dhe nuk doli për të votuar.

Unë dua të falenderoj çdonjërin prej jush që besoi në Partinë Demokratike, besoi te unë. Dua të falenderoj këdo që me mish e shpirt punoi në ekipin tonë për të ndryshuar Durrësin.

Unë nuk do rresht kurrë së punuari për të bashkuar të gjithë demokratët dhe për t’ia kthyer qytetin qytetarëve!”, shkruan Hoti.

Pas