Bota

Anglia do furnizojë me antitank Ukrainën që t’i bëj ballë sulmit të trupave ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 09/03/22 |
Opi Nion

Britania e Madhe po shton furnizimin e saj të sistemeve të armëve për Ukrainën në “përgjigje ndaj akteve të mëtejshme të agresionit nga Rusia”, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Britania ka furnizuar deri më tani me 3,615 armë antitank Ukrainën dhe gjithashtu së shpejti do ta furnizojë me një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin.

Wallace tha se “furnizimi fillestar do të ishte 2,000 armë antitank New Light, armë të vogla dhe municione”, por kjo është rritur dhe MB do të vazhdojë të japë më shumë.

“Së shpejti do të fillojmë dërgimin e ngarkesës së vogël të raketave antitank Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha armët konsiderohen si “sisteme mbrojtëse” dhe janë “të kalibruara që të mos përshkallëzohen në një nivel strategjik”,-shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar po konsideron gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-ajrore të shpejtësisë së lartë Starstreak  në përgjigje të kërkesës së tyre. Ministria e Mbrojtjes beson se ky sistem “do të mbetet brenda përkufizimit të armëve mbrojtëse, por do të lejojë që forcat e akreditimit të mbrojnë më mirë qiellin e tyre”.

Pas