Aktualitet

Ceremonia, Meta i dorëzon detyrën, Begaj: Do të jem shërbëtor i popullit tim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 24/07/22 |
Opi Nion

Ka nisur ceremonia, ku Ilir Meta po i dorëzon detyrën Presidentit të ri Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij Begaj është shprehur se do të jetë shërbetor i popullit shqiptar dhe përfaqësues i unitetit tonë kombëtar. Më tej ai është shprehur se interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve, ndërsa shtoi se inkurajon çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese.

“Falenderoj Presidentin Meta, për përmbushjen e detyrës. Sot dita më e rëndësishme e jetës time. Që sot përgjegjësi më e madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë. Do të jem shërbetor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës. Dialogu, bashkëpunimi, debati sjellin mirëqenie, zhvillim e progres për qytetarët dhe vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese. Tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besueshëm. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE, arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah. Angazhimi diplomatik në kuadër të KS të OKB-së për të dënuar agresionin rus, njëzëshmëria e klasës politike tregon se jemi bashkë për kauza të mëdha.

 

Pas