Aktualitet

Basha citon FMN: Të fundit në Europë, vetëm 0.86% për pandeminë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 22/10/20 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se Shqipëria është vendi u fundit në Europë, por dhe në vendet me ekonomi në zhvillim lidhur me investimet për pandeminë dhe pasojat e saj ekonomike.

Basha ka cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, kur tha se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për pandeminë.

“Sipas FMN Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për t’u përballuar me pandeminë dhe pasojat ekonomike të pandemisë. Është vendi i fundit në Europë”, tha Basha duke shtuar se edhe dy paketat e aplikuara në vend nuk u disbursuan të plota.

“101 milionë euro ndau Edi Rama, ndërkohë që shqipëtarëve u ka marr 40 herë më shumë si taksa, si tatime, si tarifa gjatë vitit që po përfundon”, u shpreh kreu i PD./Opinion.al

Pas