Politikë

Debati Hajdari-Hysi në Kuvend: Gishtin mos ma ngri dhe mos fol pa edukatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 22/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari është përfshirë në një debat të fortë me Zv. kryetaren e parlamentit, Vasilika Hysi.

Debati nisi kur Hajdari kërkoi edhe 3 minuta për të folur nga foltorja e Kuvendit, por kjo gjë që nuk i është miratuar nga nënkryetarja e Kuvendit.

Teksa po fliste për inceneratorët, Hajdari ka drejtuar gishtin nga Hysi duke kërkuar më shumë kohë, por kjo e fundit i është përgjigjur ashpër.

Hysi iu drejtua duke i thënë të mos e ngrejë gishtin në drejtim të saj dhe të respektojë etikën në Kuvend.

Debati

Hajdari: Të lutem mos më ndërpre fjalën

Hysi: Vërejtje dhe po vijove me mungesë etike do të çoj në komision të etikës. Mua gishtin mos ma ngri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit. Respekto se je grua dhe je nënë.

Hajdari: Dua kohë moj zonjë, dua kohë (Mban foltoren të bllokuar)

Hysi: Zonja është e zonja të flasi vetë se ka ardhur dhe përfaqëson elektorat (I drejtohet deputetëve që i kërkojnë t’i japi kohë shtesë)

Hajdari: Dua kohën time

Hysi: Jo koha ka mbaruar. Kërkuat procedurën. Ju thash s’do flisni tani se mbaruat kohën dhe po flisnit jashtë rendit të ditës. Në bazë të rregullores kam të drejtë të presë fjalën./ Opinion.al

Pas