Aktualitet

3.9 milionë dollarë, qeveria çon në kuvend projektligjin për vaksinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 22/10/20 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend Projektligjin për blerjen e vaksinës kundër koronavirusit. Ky veprim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Covax për të siguruar vaksinën anti-Covid.

1 mln e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen nga shteti shqiptar për 3.9 mln $. Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Në mbështeje të neneve 78, 83, pika 2 dhe 121, pika 1,  shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji” thuhet në projektligjin që do të miratohet në Kuvend.

Në këtë marrëveshje marrin pjesë 890 shtete përfshirë vendet e Bashkimit Europian të cilët janë angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën.

“COVAX” është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. Synimi i saj është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë dhe më pas kategorive të qytetarëve të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës në këtë marrveshje./ Opinion.al

Pas