Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.
Leonard Kote është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë.