Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

2025/05/08 at 7:40 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 8 min
A A
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   

Nga Arianit Shehu


Pas afër tre dekadash përvojë në dizejnimin dhe menaxhimin e programeve shumëmilionëshe të demokratizimit, të mbështetura nga qeveria amerikane, në disa nga vendet më të ndërlikuara të botës– nga Afrika në Lindjen e Mesme, nga Azia Qendrore në Ballkan – kam pasur mundësinë të kuptoj thellë çfarë funksionon dhe çfarë e çon përpara një vend: lidershipi me vizion, përkushtimi ndaj reformës dhe vullneti për të sakrifikuar për të ardhmen, jo për populizëm afatshkurtër. Shqipëria është sot në një moment kyç, dhe vota për Edi Ramën nuk është thjesht votë për një individ apo një forcë politike – është votë për vazhdimësinë e reformave, për stabilitet, për dinjitet kombëtar dhe për një të ardhme evropiane që më në fund është në prag.

Pas gjithë këtyre viteve në shërbim të demokracisë, shpesh duke parë dështimet e shpresave të mëdha në vende të tjera, e ndjej më shumë se kurrë rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe lidershipit të matur. Shqipëria nuk ka luksin të kthehet pas, të eksperimentojë me aventurizëm politik apo të sabotojë veten në emër të retorikës boshe. Ajo që kemi fituar me shumë mundim – respekt ndërkombëtar, institucione që më në fund funksionojnë, dhe një drejtësi që po ngrihet mbi themele të reja – është më e vlefshme se çdo pakënaqësi kalimtare. Votën time për Edi Ramën nuk e jap si tifoz, por si qytetar që ka parë nga afër sa e brishtë mund të jetë demokracia kur udhëhiqet pa vizion. Unë votoj për Shqipërinë që dua t’i lë brezave që vijnë.

  1. Rrugë e garantuar dhe e shpejtë për integrimin në BE

Qeveria e Edi Ramës ka shënuar përparime historike në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Hapja zyrtare e negociatave në korrik 2022 ishte një moment kulmor që dëshmoi se Shqipëria nuk është më një vend që vetëm aspiron, por një vend që po përgatitet konkretisht për anëtarësim. Reforma të thella institucionale janë ndërmarrë, janë krijuar struktura të posaçme për kapitujt e negociatave dhe është përforcuar partneriteti me Brukselin. Mbështetja që Shqipëria ka marrë nga tư gjithw liderët e BE nuk është rastësi – është rezultat i një politike të jashtme të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat me BE-në më 19 korrik 2022, pas një pritjeje mbi një dekadë. Janë ngritur 33 grupe punuese për secilin kapitull të acquis communautaire dhe po zbatohen rekomandimet e Komisionit Evropian në mënyrë të përshpejtuar. Në Raportin e Progresit 2024, KE vlerësonte se Shqipëria ka bërë “përparim të qëndrueshëm në përgatitjet për anëtarësim”.

  1. Zhvillimi ekonomik dhe zvogëlimi i papunësisë

Pavarësisht sfidave globale, ekonomia shqiptare ka shënuar rritje të qëndrueshme – 3.9% në vitin 2024 sipas Bankës Botërore – e nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi privat. Turizmi ka qenë një motor i rëndësishëm: mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj u regjistruan në 2024, duke sjellë të ardhura dhe vende pune në gjithë vendin, një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2022. Sipas INSTAT, papunësia ra në 8.8% në tremujorin e fundit të 2024-s, ndërsa paga mesatare shtetërore u rrit në mbi 100 mijë lekë dhe investimet e huaja direkte arritën nivelin më të lartë historik prej 1.5 miliardë euro. Këto të dhëna tregojnë se politikat zhvillimore dhe klima e qëndrueshme ekonomike po japin rezultate konkrete për qytetarët.

  1. Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon

Edi Rama është ndër të paktët liderë që ka artikuluar me guxim dhe qartësi të plotë mbështetjen për Kosovën, si në OKB, ashtu edhe në samitet evropiane. Ai ka sfiduar qasjet relativizuese ndaj statusit të saj dhe ka kërkuar aktivisht njohje të reja. Ndërkohë, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut kanë marrë mbështetje të vazhdueshme morale, politike dhe financiare. Projekte për shkolla në Luginën e Preshevës, përkrahje e faktorit politik shqiptar në Tetovë e Shkup, dhe bashkëpunim kulturor në Ulqin e Tuz janë tregues të një angazhimi kombëtar përtej kufijve. Shqipëria ishte vendi që propozoi Rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2023, duke sfiduar drejtpërdrejt relativizmin ballkanik. Janë akorduar mbi 2.5 milionë euro ndihmë për projektet arsimore dhe sociale në Luginën e Preshevës. Përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova janë të ftuar të rregullt në Samitet e Ballkanit të Hapur.

  1. Promovues i unitetit politik në Shqipëri

Në një vend ku përçarja është shpesh standard, Rama ka kërkuar me këmbëngulje bashkëpunimin institucional dhe politik. Ai ka ndërmarrë nisma për dialog edhe kur nuk ka pasur detyrim për ta bërë këtë. Ka bashkëpunuar për reformën në drejtësi dhe në momente krize si pandemia dhe tërmeti i 2019-s ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e vendimmarrjes. Përmes një komunikimi të matur dhe institucional, ka krijuar një klimë më të përgjegjshme në qeverisje, që i shërben interesit kombëtar më shumë se interesave të ngushta politike. Në 2017 dhe 2020, Rama ka ftuar opozitën në tryeza për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi. Gjatë pandemisë COVID-19, Shqipëria ishte ndër vendet e para në rajon që krijoi komitete ndërpartiake për menaxhimin e krizës. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u organizua Konferenca e Donatorëve me pjesëmarrjen e spektrit të gjerë politik.

  1. Faktorizimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishte kulmi i një transformimi të gjatë në politikën e jashtme. Shqipëria u bë bashkësponsore e rezolutave kundër agresionit rus dhe përfaqësoi me dinjitet interesat e vendeve të vogla e demokratike. Marrëdhëniet me SHBA-të, Gjermaninë, Italinë dhe Francën janë më të forta se kurrë. Shqipëria ka sot peshë reale në rajon dhe jashtë tij. Nuk është më një vëzhguese pasive, por një aktore me vizion, e cila propozon, ndikon dhe ndërton. Shqipëria mbajti presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në qershor 2022 dhe shkurt 2023. Ka qenë bashkësponsore e mbi 10 rezolutave që dënojnë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Marrëdhëniet me SHBA-të janë fuqizuar me marrëveshje strategjike për energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike

  1. Përparime të dukshme në avancimin e mbrojtjes

Qeveria Rama ka modernizuar Forcat e Armatosura dhe i ka integruar plotësisht në strukturat e NATO-s. Baza e Kuçovës është një projekt i një rëndësie strategjike, që e pozicionon Shqipërinë si nyje ushtarake të Aleancës në rajon. Investimet në pajisje moderne, trajnime dhe bashkëpunime ushtarake ndërkombëtare kanë rritur kapacitetin operativ të ushtrisë dhe ndjesinë e sigurisë për qytetarët. Baza Ajrore e Kuçovës është funksionale që nga viti 2023 dhe është e certifikuar nga NATO si qendër strategjike për operacione në Ballkan. Shqipëria ka marrë pjesë në 12 misione ndërkombëtare të NATO-s dhe OKB-së në dekadën e fundit. Buxheti i mbrojtjes është rritur mbi 1.8% të PBB-së në 2024, në përputhje me standardet e Aleancës.

  1. Fuqizimi i shtetit ligjor

Reforma në drejtësi është ndër më të thellat dhe më të guximshmet që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë. SPAK, BKH dhe vettingu kanë prodhuar rezultate reale. Janë proceduar ministra, deputetë, kryetarë bashkish dhe funksionarë të lartë të shtetit. Për herë të parë, qytetarët ndjejnë se ligji mund të funksionojë edhe kundër të pushtetshmëve – një pikë kthese për të ardhmen e një demokracie funksionale. SPAK ka ndjekur penalisht mbi 1,200 raste deri në fund të 2024-s, përfshirë figura të larta politike dhe zyrtarë publikë. Vettingu ka larguar mbi 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme integriteti. Shqipëria është renditur më mirë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, duke kaluar nga vendi 110 në 2020 në vendin 98 në 2024.

  1. Modernizimi i Shqipërisë dhe projektet e suksesshme në infrastrukturë

Transformimi i Shqipërisë nga një vend me infrastrukturë të vjetëruar në një vend që aspiron standarde evropiane po bëhet realitet falë një vizioni të qartë dhe investimesh të qëndrueshme. Projektet madhore që janë zbatuar dhe vazhdojnë të zhvillohen në çdo cep të vendit janë një dëshmi konkrete e këtij modernizimi. Rruga e Arbrit, e cila lidh Tiranën me Dibrën, përfundoi në vitin 2022. Kjo rrugë strategjike ka përmirësuar ndjeshëm aksesin në zonat verilindore dhe ka nxitur zhvillimin ekonomik lokal. Unaza e Madhe e Tiranës, një nga projektet më komplekse urbane, po finalizohet me segmente të reja që i japin frymëmarrje trafikut të qytetit. Aeroporti i Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” ka filluar operimin në vitin 2021, dhe bashkë me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, që është drejt përfundimit, do të sjellin një rritje të ndjeshme të aksesit ajror në zonat periferike dhe turistike të vendit. Porti i ri i Durrësit, një nga projektet më ambicioze në Ballkan, do të transformojë qytetin në një nyje të rëndësishme ekonomike dhe logjistike në Mesdhe. Në infrastrukturën bazë, janë realizuar mijëra projekte në rrugë rurale, ujësjellës dhe kanalizime. Në transport publik dhe dixhitalizim, Tirana është kthyer në model. Investimi në linjën elektrike të autobusëve, ndërtimi i terminalit të ri multimodal dhe zhvillimi i aplikacioneve dixhitale për qeverisjen vendore, janë hapa konkretë drejt një Shqipërie inteligjente dhe moderne. Ky modernizim nuk është më vetëm një plan në letër, por një realitet që ndihet çdo ditë nga qytetarët në të gjithë vendin. Shifra, kantierë ndërtimi dhe cilësi e përmirësuar jete janë dëshmi të qarta të një qeverisjeje që mendon për të ardhmen.

  1. Mbrojtës i vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve

Nën Ramën, trashëgimia kulturore është mbrojtur me seriozitet. Kalatë, kishat, xhamitë, muzetë dhe qendrat historike janë restauruar dhe promovuar përmes turizmit kulturor. Qytetet si Gjirokastra, Berati, Korça, Shkodra dhe Tirana kanë njohur një rilindje arkitektonike e kulturore. Përkrahja për artistët dhe kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare është një tjetër tregues i ndjeshmërisë së tij ndaj identitetit tonë. Janë restauruar mbi 300 objekte të trashëgimisë kulturore gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Muzeu i Gjirokastrës, Kulla e Sahatit në Tiranë dhe Kalaja e Bashtovës janë projekte të përfunduara ose në përfundim. Fondet për Ministrinë e Kulturës janë rritur me 45% në 5 vitet e fundit.

  1. Personaliteti i Edi Ramës: krijues, trim dhe vizionar

Edi Rama nuk është një politikan i zakonshëm. Ai është një lider me formim artistik dhe ndjeshmëri estetike, i cili ka sjellë në politikë një qasje krijuese, por të vendosur. Ka marrë vendime të vështira aty ku të tjerët kanë zgjedhur rrugën më të lehtë. Vizioni i tij për dixhitalizimin e administratës, tranzicionin drejt energjive të gjelbra, zhvillimin e ekonomisë krijuese dhe diplomacinë digjitale është dëshmi e një udhëheqësi që mendon për brezat e ardhshëm. Në një kohë kur politika shpesh dominohet nga banaliteti dhe cinizmi, Edi Rama mbetet një figurë origjinale, vizionare dhe gjithmonë mikpritëse. Edi Rama është renditur nga revista “Politico” ndër 28 personalitetet më me ndikim në Evropë në vitin 2022. Vizitat e tij në Silicon Valley, Washington, Berlin dhe Paris kanë sjellë partneritete konkrete për digjitalizimin dhe diplomacinë ekonomike. Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka ndërtuar e-Albania si një platformë digjitale që ofron mbi 1200 shërbime pa ndërmjetës.



Ju sugjerojmë

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

22 Maj, 2025 9:19 am
Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës
Rajoni

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës

22 Maj, 2025 9:14 am
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Rajoni

Kallas: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur në rrugën drejt BE-së

22 Maj, 2025 9:03 am
Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

22 Maj, 2025 8:46 am
Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Bota

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

22 Maj, 2025 8:35 am
Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
Bota

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

22 Maj, 2025 8:27 am
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Para
Kush është Papa i ri Leo XIV?

Kush është Papa i ri Leo XIV?

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
















TE FUNDIT

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
22 Maj, 2025

Ushtria gjermane ka dislokuar në Lituani brigadën e re të tankeve 45. Kancelari Friedrich Merz do të marrë pjesë në...

Lexo më shumë

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës
22 Maj, 2025

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua mëngjesin e sotëm, në zonën detare në veri të Kretës....

Lexo më shumë

Kallas: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur në rrugën drejt BE-së

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
22 Maj, 2025

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja...

Lexo më shumë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
22 Maj, 2025

Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel konferencën  e pestë ndërqeveritare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com