Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

2025/05/05 at 8:43 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

Në politikë financimi është një faktor kyç për suksesin e një fushate elektorale, por jo të gjithë kandidatët e kanë të njëjtën mundësi për të siguruar mbështetje financiare.


Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023, tregon se nuk kishte marrë nga partia asnjë fond për fushatën e saj, po ishte mbështetur tërësisht te “financat modeste të familjes”.

Madje edhe zyrën elektorale ia kishte dhënë falas një shok i saj për përdorim gjatë kësaj periudhe, si një formë mbështetjeje morale ndaj saj. Ajo nuk është një rast i vetëm.

Pengesa serioze për gratë në politikë

Sipas një studimi të kryer nga Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e NDI përmes Foreign and Commonwealth Development Office (FCDO) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, “Barazia Gjinore, Paratë dhe Politka”, ku gratë u pyetën se si partia politike e ka mbështetur kandidaturën e tyre, përgjigjja e tyre ishte se “partia politike ofron vetëm ndihmë dhe financim për të mbështetur aktivitetet e partive, duke u lënë atyre përgjegjësinë – logjistike dhe financiare – për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta dhe aktivitete individuale me qytetarët. Konkretisht, 68.24% e grave kandidate thanë se i kishin vetëfinancuar aktivitetet e tyre të fushatës”.

Mungesa e aksesit të barabartë në burime financiare dhe mbështetje vazhdon të jetë një pengesë serioze për gratë në politikë. Kjo jo vetëm që u vështirëson atyre zhvillimin e fushatave elektorale në kushte të barabarta me burrat, por gjithashtu ndikon negativisht në ecurinë dhe përfaqësimin e tyre në lidershipin politik. Për rrjedhojë, pa mbështetjen e duhur financiare, gratë kanë më pak mundësi për të promovuar veten, për të organizuar ekipe efektive dhe për të arritur te votuesit.

Fond i dedikuar për gratë nga fondet e tjera të partisë

Në këto kushte, disa studime sugjerojnë se një mekanizëm që mund të ndihmojë gratë në tejkalimin e kësaj pengese është financimi publik me fokus gjinor. Një skemë e tillë, sugjerojnë ekspertët, mund të shërbejë si një mjet për të detyruar partitë politike të mbështesin më shumë gra, duke i dhënë atyre mundësi të barabarta në fushatat elektorale dhe në vendimmarrje.

Në Shqipëri është paraqitur një propozim i rëndësishëm, “Integrimi i Prespektivës gjinore në partitë politike”, për të adresuar paragjykimin dhe sfidat që hasin gratë gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse politike. Ky propozim, i ardhur nga Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje synon të garantojë një mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme për gratë dhe vajzat brenda partive politike.

10% e financimit publik për gratë në partitë politike

Një nga pikat kyçe të propozimit është një pjesë e buxhetit prej 10% nga financimi publik t’u shkojë grave në partitë politike. Sipas propozimit, ky fond duhet të menaxhohet vetëm nga strukturat e grave brenda partive politike dhe i dedikohet rritjes së kapaciteteve të grave dhe vajzave, nismave për mbështetjen e grave në fushatat zgjedhore, etj.

“Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse. Raportimi pranë KQZ në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse”, thuhet në propozim.

Hap i vogël, por domethënës

Shifra 10%, për drejtuesen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani është parë si një hap i vogël, por domethënës për të krijuar një frymë të re brenda partive politike, drejt ndihmës dhe mbështetjes për gratë në Shqipëri, duke synuar jo vetëm përfaqësimin e barabartë, por edhe fuqizimin e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse politike.

Një pikë tjetër e këtij propozimi është edhe “Motivimi i partive politike përmes ndërlidhjes së shumës së financimit publik apo rimbursimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore me përqindjen e kandidateve gra të paraqitura nga secila parti dhe/ose të atyre që zgjidhen si deputete në Parlament”.

E thënë ndryshe, sa më shumë gra dhe vajza kandidate për deputete ose këshilltare bashkiake ka një forcë politike, aq më e madhe do të jetë shuma financiare që do të marrin nga buxheti i shtetit për zgjedhje.

Për të gjitha partitë politike që nuk e zbatojnë këtë pikë, parashikohen sanksione ligjore, penalitete, si edhe sugjerohet dhe krijimi i mekanizmave monitorues për të garantuar respektimin e ligjit.

Përvoja e rajonit

Nga analiza e vendeve të rajonit, vihet re se financimi publik i synuar për gratë në politikë mbetet një sfidë. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë masa ligjore që sigurojnë një shpërndarje të dedikuar të fondeve publike për të mbështetur gratë në politikë.

Bosnje dhe Hercegovina

Sa i përket fondeve shtetërore, Bosnje dhe Hercegovina ka një sanksion në ligjin për financimin e partive politike që 10% e totalit të buxhetit t’i shpërndahet grupeve parlamentare në promocion me vendet e fituara nga gjinia më pak e përfaqësuar. Ky është një incentiv edhe më i madh, përveç kuotës së parashikuar në ligjin zgjedhor, për 40% të kandidateve nga gjinia më pak e përfaqësuar (gratë dhe vajzat).

Mali i Zi

Në Malin e Zi nga fondi i përgjithshëm buxhetor i shpërndarë për partitë politike, përveç ndarjeve të tjera bazuar në rezultatet zgjedhore, 20% e totalit të këtij buxheti u shpërndahet forcave politike bazuar në numrin e të zgjedhurve që ato kanë në parlament ose këshillave bashkiak që i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, në rastin konkret, grave dhe vajzave.

Ndërkohë parashikohen dhe fonde vjetore të posaçme për organizatat e grave brenda partive politike, si ato parlamentare dhe ato të përfaqësuar në Këshillat Bashkiak. Mirëpo, përtej ligjit të shkruar mirë në letër, zbatimi i saj ka lënë jo pak për të dëshiruar dhe efektet e saj nuk kanë qenë ato të pritshmet.

Kurse në vendet e tjera, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, mungojnë dispozitat ligjore për këtë çështje. Me përjashtim të Partisë së Lirisë dhe Vetëvendosjes partitë e tjera politike nuk e kanë të përfshirë në statute mbështetjen financiare për gratë. Kjo tregon një nevojë urgjente për reforma të mëtejshme për të siguruar një barazi të vërtetë gjinore në politikë./DW



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Zgjedhjet presidenciale në Rumani, ultranacionalisti Simion përballë Nicusor Dan

Zgjedhjet presidenciale në Rumani, ultranacionalisti Simion përballë Nicusor Dan

Thuajse gjysma e gjermanëve janë pro ndalimit të AfD-së

Thuajse gjysma e gjermanëve janë pro ndalimit të AfD-së

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}