Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet presidenciale në Rumani, ultranacionalisti Simion përballë Nicusor Dan

2025/05/05 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet presidenciale në Rumani, ultranacionalisti Simion përballë Nicusor Dan

Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por ai nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme për të shmangur një përballje balotazhi me prefektin e Bukureshtit, Nicusor Dan.


Pas numërimit të të gjitha fletëvotimeve në mëngjesin e 5 Majit, Simion, udhëheqës 38-vjeçar i partisë AUR, doli i pari me 40.96 për qind, apo 3.860,000 vota, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rumanisë.

Dan, 55-vjeçar, i konsideruar politikan i moderuar, kaloi Crin Antonescun, pjesëtar i koalicionit qeverisës të vendit, për të zënë vendin e dytë, i ndihmuar nga votat nga diaspora.

Dan mori 20.99% të votave, kurse Antonescu 20.07%. Rreth 973.000 njerëz votuan në diasporë, treguan të dhënat.

Simion doli i pari edhe me votat nga diaspora. Ai mori 61% të tyre, i ndjekur nga Dan me 26% dhe Antonescu me 6.8 për qind. “Jemi në raundin e dytë. Faleminderit”, shkroi Dan në faqen e tij në Facebook.

Anketat pas votimit kishin sugjeruar rezultate të ngjashme të përgjithshme, ndonëse ato i jepnin Simionit një epërsi më të vogël. “Mendoj se është rezultat i pakthyeshëm, siç qëndrojnë gjërat”, tha Antonescu, pasi u kalua nga Dan. “Unë prezantova një program; vendimi i popullit rumun ishte ndryshe”. “Votat janë të qarta – qytetarët folën. Më vjen keq. Po i jap fund kësaj përpjekjeje, mendoj, me kokën lart”, u shpreh ai.

Antonescu nuk u deklarua se kë e pëlqen për rundin e dytë të zgjedhjeve. “Nuk kam rekomandime”, tha ai, teksa nxiti votuesit “të mendojnë vetë se idetë e cilit kandidat janë në përputhje me ato të cilat unë i kam prezantuar”. Simion u tha mbështetësve të tij, përmes videolidhjes, gjatë natës, se “së bashku shkruam historinë!”.

“Po i afrohemi një rezultati të jashtëzakonshëm, përtej atij që po e paraqesin televizionet… të cilat dinë vetëm të nxisin përçarje me arrogancë, të helmojnë, të shtrembërojnë gjithçka e të përhapin gënjeshtra”, u shpreh ai.

Zgjedhjet u përcollën me interesim edhe jashtë Rumanisë, pjesërisht për faktin që Simion bëri deklarata kontroverse me pretendimet për pjesë të territoreve ukrainase dhe moldaviane, si dhe me vënien në pikëpyetje të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ai, po ashtu, kritikoi pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës. Nëntorin e kaluar, Calin Georgescu, nacionalist prorus, i konsideruar si kandidat pa përvojë, arriti një fitore të befasishme në rundin e parë të votimit.

Megjithatë, autoritetet anuluan rezultatet, mes akuzave për fushatë ruse të ndikimit për të shtyrë përpara kandidaturën e tij. Georgescut iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e reja, dhe u vunë një varg rregullash të reja për përsëritjen e votimit, më 4 Maj.

Anulimi i zgjedhjeve tërhoqi kritika jashtë Rumanisë, përfshirë nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, i cili akuzoi zyrtarët se vepruan mbi “trysni të madhe dhe të dyshimtë nga fqinjët kontinentalë”. Simion ka përqafuar publikisht një pjesë të retorikës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të lëvizjes së tij.

Balotazhi presidencial mes Simionit dhe Danit do të mbahet më 18 Maj. Para zgjedhjeve, shumica e vëzhguesve janë shprehur se Simion do ta ketë të vështirë ta fitojë rundin e dytë, veçanërisht nëse Dan apo Antonescu dalin në vendin e dytë./REL



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Thuajse gjysma e gjermanëve janë pro ndalimit të AfD-së

Thuajse gjysma e gjermanëve janë pro ndalimit të AfD-së

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

“Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitje

“Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitje
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}