Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është përplasur me një maune.
Mësohet se motoçiklisti ka hyrë në korsinë ku ecte maunia. Për pasojë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë.














