Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2025/05/02 at 9:16 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

Shebeniku dhe Jabllanica ndajnë të njëjtin masiv malor, por jo të njëjtin status mbrojtjeje.

Në Shqipëri, Shebeniku është park kombëtar, ndërsa Jabllanica në Maqedoninë e Veriut mbetet ende pjesërisht e pambrojtur.

Në kufirin lindor të Shqipërisë, ngjitur me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Parku Kombëtar i Shebenikut. Një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, e cila përfaqëson një nga ekosistemet malore më të ruajtura në vend.

Në Shqipëri Shebeniku ka statusin e parkut kombëtar që prej vitit 2008 dhe është strehë për shumë specie të rralla. Parku ka një sipërfaqe prej rreth 34 mijë hektarësh dhe përfshin një pasuri të madhe natyrore, me afro 1.800 lloje bimësh dhe kafshësh.

Shebeniku – Pjesë e brezit të gjelbër të Europës

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan, thotë për DW:

”Parku Kombëtar i Shebenikut ndodhet në brezin e gjelbër të Europës. Gjithashtu një pjesë e këtij parku, rreth 3.200 hektarë, është vlerë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, sepse këtu gjenden disa nga pyjet më të vjetra të ahut në Europë. Parku  karakterizohet nga fauna e egër si rrëqebulli i Ballkanit, që ishte dhe pikënisja për shpalljen e parkut – zonë e mbrojtur.”

Në park ka edhe kafshë të tjera, si ariu i murrmë, gjithashtu një specie e rrezikuar, ujq, kaproj dhe shumë lloje të tjera që janë identifikuar nga kamerat kurth. Gjithashtu në park ka edhe 14 liqene akullnajorë që i japin një vlerë të shtuar biodiversitetit dhe natyrës së parkut.”

Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë

Prej vitesh pala shqiptare ka propozuar krijimin e një parku të përbashkët ndërkufitar mes Shebenikut dhe malit të Jabllanicës në Maqedoninë e Veriut.

Por, ndërsa Shebeniku është park kombëtar në Shqipëri, Jabllanica ende nuk e gëzon këtë status. Aktualisht vetëm 10-15% e saj është shpallur zonë e mbrojtur.

“Shpresojmë që pala maqedonase të ndërmarrë hapa për shpalljen e Jabllanicës si park kombëtar. Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë – vlerat e saj janë të përbashkëta dhe duhen ruajtur për brezat që vijnë”, thotë Brazhda.

Në anën tjetër të kufirit, në fshatin Vevçan të Maqedonisë së Veriut, organizatat lokale si “Eko Svest” kanë qenë aktive në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e edukimit mjedisor, edhe pse pa një status të plotë ligjor për parkun.

“Në anën shqiptare Shebeniku është park kombëtar prej më shumë se 10 vitesh. Në anën tonë, vetëm një pjesë e vogël e Jabllanicës është zonë e mbrojtur. Objektivi ynë është që në dekadën e ardhshme ta shpallim të gjithë malin si park kombëtar dhe të krijojmë një lidhje natyrore me Shebenikun”, thotë Darko Kjitanoski nga OQJ-ja Eko-Svest.

Zhvillimi i turizmit

Në Shqipëri përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e parkut janë intensifikuar edhe nga shoqëria civile.

Shoqata “Alb Natyra” ka përfshirë të rinjtë në hartimin e një guide praktike për parkun, duke synuar të lehtësojë orientimin e vizitorëve dhe të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.

Gëzim Shuli, përfaqësues i Alb Natyra, thotë: “Kemi mbështetur zhvillimin e turizmit në zonë, përmes fuqizimit të barinjve, guidave turistike dhe shënjimit të shtigjeve të reja. Aktualisht po publikojmë edhe ‘Guidën e Shebenikut’.

Po punojmë me të rinjtë – gjimnazistë dhe studentë – që po ndihmojnë në promovimin e parkut. Gjithashtu, bashkëpunojmë me organizata në Maqedoninë e Veriut për nisma ndërkufitare.”

Shebeniku dhe Jabllanica janë një dëshmi se natyra nuk njeh kufij. Edhe pa marrëveshje formale ndërkufitare, bashkëpunimi mes komuniteteve në të dy anët e kufirit është një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje të përbashkët për ruajtjen e pasurive natyrore përtej kufijve./DW

Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Lëvizte i armatosur me pistoletën në çantë, arrestohet 37-vjeçari në Astir

Lëvizte i armatosur me pistoletën në çantë, arrestohet 37-vjeçari në Astir

Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat

Kina po “vlerëson” ofertën e SHBA-së për bisedime për tarifat

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com