Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

2025/05/09 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe shkatërrimit të pashoq që përjetoi Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Por, ai nuk tha edhe aq shumë për luftën tjetër, më të madhen në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore: pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Mund të jetë një mënyrë për t’u përballur me të. Ose thjesht një pasqyrim i një problemi të pazgjidhshëm që Kremlini ia ka shkaktuar vetes në një luftë që e ka shkatërruar Ukrainën, por gjithashtu ka shkaktuar më shumë humbje për Rusinë se të gjitha luftërat që i ka zhvilluar ajo që nga viti 1945.

Lufta në Ukrainë ngatërrohet me atë që Kremlini e quan “shkaqe rrënjësore”. Ky është kryesisht një eufemizëm për versionin e Moskës për historinë e shekullit të 20-të, ku Bashkimi Sovjetik ndihmoi aleatët për ta çliruar Evropën dhe më pas vendosi katër dekada sundim autoritar dhe komunist mbi një pjesë të madhe të saj.

Shumëllojshmëritë e kësaj përllogaritje të shtrembëruar përfshijnë pretendimin e rrejshëm se Ukraina është tani nën kontrollin e neo-nazistëve që ndihmuan në një grusht shteti 11 vjet më parë, duke përzënë një president me simpati për Rusinë dhe duke përndjekur rusët në Ukrainën lindore.

Po aq i rëndësishëm është edhe pretendimi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e tradhtuan Moskën kur aleanca pranoi anëtarët e mëparshëm të Paktit të Varshavës – Republikën Çeke, Poloninë, Hungarinë dhe të tjerët – në vitet pasuese.

“Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e ngjarjeve të saj, me përpjekjet për të justifikuar ekzekutuesit dhe për të njollosur fituesit e vërtetë,” tha Putin gjatë fjalimit të 9 Majit.

“E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. E gjithë vendi, e gjithë shoqëria, populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”, shtoi ai.

Në këtë fjalim, që zgjati vetëm 10 minuta – një nga më të shkurtrit në 26 vjetët sa është duke sunduar në Rusi – Putini pati edhe një kundërpërgjigje për presidentin amerikan, Donald Trump.

Dy ditë më parë, Trump kishte pohuar se “fitorja u arrit kryesisht falë [Shteteve të Bashkuara], ju pëlqeu, apo jo. Ne hymë në atë luftë. Ne e fituam atë luftë”.

Kjo është herezi në Moskë, ku kujtimet për mbi 20 milionë të vdekurve sovjetikë të luftës mbeten të freskëta, ashtu si edhe Beteja e Stalingradit, përplasja katastrofike që shumica e historianëve e konsiderojnë si pikë kthese në luftë.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë – pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik – e afroi fitoren”, tha Putin, duke iu referuar pushtimit të Normandisë nga Aleatët, 16 muaj pas Stalingradit.

Për dallim nga fjalimet e kaluara, këtë herë Putini ishte më i përmbajtur në kritikat ndaj Perëndimit. Për shembull, në vitin 2007, ai i krahasoi Shtetet e Bashkuara me Rajhun e Tretë. Në vitin 2022, disa muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për “poshtërimin… e gjithë botës.”

Po Ukraina?

Pushtimi i Ukrainës po zhvillohet në mënyrë të favorshme për Rusinë, pasi forcat e saj po shtypin trupat ukrainase në fushëbetejë, pasi ukrainasit janë më të paktë në numër.

Në diplomaci, përpjekjet e Trumpit për ta bërë prioritet zgjidhjen e konfliktit i dhanë fund izolimit të Putinit, i cili ishte mbajtur i tillë nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë.

Administrata Trump ka pranuar disa nga kërkesat thelbësore të Kremlinit, disa prej të cilave Putin i ka përdorur për ta arsyetuar nisjen e luftës. Kjo përfshin njohjen e pretendimit të Rusisë për Gadishullin e Krimesë dhe bllokimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen.

Së voni, ka pasur një ndryshim në tonin e administratës Trump. Këtë javë, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Rusia “po kërkon shumë” në bisedimet për paqe.

Putin shpalli një armëpushim treditor për të përkuar me festimet e Ditës së Fitores. Volodymyr Zelensky nuk e pranoi atë, duke e quajtur shfaqje teatrale, dhe doli me një propozim për armëpushim njëmujor.

Kievi e ka akuzuar gjithashtu Rusinë për shkelje masive të armëpushimit të vet. Edhe Rusia ka bërë akuza të ngjashme.

Prej javësh, Kievi dhe Moska po godasin njëri-tjetrin me dronë dhe raketa gjithnjë e më shpesh. Më 7 maj, Ukraina thuhet se lëshoi mbi 500 dronë dhe 11 raketa e bomba mbi objektivat ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Më 8 maj, në prag të festimeve të Rusisë, Trump mbështeti propozimin 30-ditor dhe kërcënoi me sanksione “nëse armëpushimi nuk respektohet” nga cilado palë.

Kjo mbështetje erdhi pas një telefonate me Zelenskyn, i cili ka një histori të tensionuar me Trump. Ligjvënësit ukrainas gjithashtu miratuan një marrëveshje të rëndësishme që u jep kompanive amerikane qasje të privilegjuar në mineralet e vlefshme të Ukrainës – diçka që Trump e kishte vendosur si kusht për mbështetjen amerikane.

Akuzimi i Ukrainës për “nazizëm” buron gjithashtu nga pikëpamja selektive e Kremlinit për shekullin e 20-të, në veçanti lidhur me Stepan Bandera, nacionalistin ukrainas që nderohet nga shumë ukrainas si hero i lëvizjes për pavarësi anti-sovjetike. Të tjerë e shohin si tradhtar, forcat e të cilit bashkëpunuan me Gjermaninë Naziste dhe kryen masakra ndaj polakëve dhe hebrenjve.

Në fjalimin e tij të vitit 2022, Putini i përmendi si “neo-nazistët e mbështetur nga Perëndimi” në Ukrainë, ashtu edhe “banderistët” – një fyerje e parapëlqyer e Kremlinit për nacionalistët ukrainas.

Kjo retorikë mungoi këtë vit.

Por, gjithashtu mungoni çdo tregues se Putini po mendon t’i japë fund pushtimit të Ukrainës.

“Putini nuk ka ndër mend ta përfundojë luftën. Ai nuk po ndryshon objektivat me të cilat e filloi”, tha për Current Time Igor Yakovenko, një ish-gazetar dhe ligjvënës rus, tani sociolog në mërgim, para fjalimit të Putinit./REL



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!

Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com