Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e marrjes së detyrës në Presidencë, kreu i ri i shtetit Bajram Begaj tha se gjatë mandatit të tij si president do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë sigurisë së vendit.
Begaj tha se mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh dhe një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët, ndërsa thekson se Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenari, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare.
Ndër të tjera, ai shtoi se ndryshimi i strategjisë kombëtare është përgjegjësi për të gjithë ne.
“Reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen time për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë. Miqtë tanë te Shqipëria dhe shqiptarët do të gjejnë gjithmonë partnerin e tyre të besuar. Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare. Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë. Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Çështja sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare. Është përgjegjësi për të gjithë ne”, tha Begaj.