Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2018.
Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, testimit iu nënshtruan në total 36 328 maturantë.
Nga këta, 1.7 % e maturantëve janë vlerësuar me notën dhjetë dhe 6.6% e maturantëve janë vlerësuar me notën katër.
Publikimi i notave të lëndëve me zgjedhje përmbyll edhe procesin e Maturës Shtetërore 2018.