Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti shkarkon zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët

2025/05/23 at 6:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e BE, Kurti: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit.

Zyra e Kurtit njoftoi të premten se zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është liruar nga detyra.

Duke folur në KTV të enjten në mbrëmje, Vokrri tha se një ndër diplomatët ndërkombëtarë “që ka nxitur trazira” ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Zyra e Kurtit theksoi se vendimi për shkarkim vjen “pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër

Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”.

Ajo tha se deklaratat e Vokrrit nuk i përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

Tensionet në veriun e Kosovës, i banuar me shumicë serbe, kanë qenë të larta në vitet e fundit.

Ato u rritën në vitin 2022 pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, pas të cilit kryetarët serbë dhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Tensionet kulmuan në shtator 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Zveçan, ku u vranë një rreshter dhe tre sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare janë mbyllur dhjetëra institucione paralele serb në përpjekje për ta shtrirë autoritetin edhe në atë pjesë të vendit./REL

Ju sugjerojmë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Para
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Elisa Spiropali në Janinë, takim  me homologun e saj Nikitas Kaklamanis

Elisa Spiropali në Janinë, takim me homologun e saj Nikitas Kaklamanis

Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?

Pas shpalljes non grata nga SHBA, Franca e Gjermania vendosin sanksione ndaj Dodik

TE FUNDIT

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
14 Qershor, 2025

Mehdi Taremi nuk është vetëm një nga sulmuesit më të njohur iranianë në arenën ndërkombëtare, por edhe një zë i...

Lexo më shumë

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
14 Qershor, 2025

Lufta në rritje midis Izraelit dhe Iranit po ndikon drejtpërdrejt edhe në botën e futbollit, duke prekur të tashmen dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com