Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

2025/05/22 at 10:42 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës.

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha është shprehur se zarfat e votës nga jashtë janë mbushur në Shqipëri. Kreu i demokratëve ka akuzuar Postën Shqiptare si të përfshirë në këtë proces.

Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama.

Lideri demokrat thotë se  kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë.

Sali Berisha: Diaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka patur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë ardhur të gjitha janë mbushur nga e para 90% e tyre.

Blendi Fevziu: Ku janë mbushur? Janë mbushur këtu?

Sali Berisha: Këtu. Sigurisht këtu. Në zyrat e Postës Shqiptare, e ke marrë vesh që ka marrë pjesë Posta Shqiptare. E ka deklaruar vetë Ilirjan Celibashi.

Blendi Fevziu: Posta Shqiptare?! Po si i ka mbushur Posta Shqiptare letrat?! Ku i gjeti letrat e votimit?

Sali Berisha: Kush ja dha? Partia nënë. Posta Shqiptare është segment i Partisë Socialiste. Prandaj po flasim për shtetin ne.

Blendi Fevziu: Po si do të fusi Posta Shqiptare, letrat e votimit janë të skanuara me kod sigurie e të gjitha?

Sali Berisha: Atëherë më fal a më the këtu të numëruara 12 mijë e 219 zarfa. Totali që duhet të ishin 11 mijë e 800, pra shtohen nja 400 e ca. Vazhdojmë më tutje. Të numëruara…

Blendi Fevziu: Ju përse e vendosët njëherë votën e diasporës?

Sali Berisha: Ajo është e drejtë kushtetuese e tyre. Se Edi Rama dhunon votën e tyre është punë e tij.

Blendi Fevziu: Po më çfarë garancie ratë dakord ju?

Sali Berisha: Garancia u shkel. Garancia kryesore ishte një, dorëzimi i zarfeve në dorë. Dy, posta DHL dhe asnjë tjetër nënkontrakorë të gjitha këto u shkelën në mënyrë të prerë.

Ju sugjerojmë

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Para
Opinion – Sali Berisha – 22 Maj 2025

Opinion – Sali Berisha – 22 Maj 2025

Opinion – Dukagjini Resort,projekti me famë botërore ndërtohet në veri! –22 Maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

TE FUNDIT

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
16 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com