Partia Demokratike ka bërë me dije se nuk është kundra ligjit për reformën në drejtësi.
Pas dekretimit nga Presidenti ndryshimet kushtetuese janë botuar në Fletoren zyrtare.
Referuar Kushtetutes së Shqipërisë këto ndryshime marrin vlerë juridike pas 15 ditësh nga ky moment.
Sipas Partisë Demokratike, Vettingu si institucion nuk është krijuar ende, pasi atë e krijon vetëm Kushtetuta e re.
Lidhur me këtë fakt, arsyeton PD, Parlamenti nuk mund të mblidhet.