Dashi
Sot do të përjetoni mundësi të mira dhe kjo falë Jupiterit, i cili ju këshillon që të vlerësoni më të mirën.
Demi
Tregohuni të vendosur dhe të fortë. Mos bëni gjëra për të cilat nuk keni besim me të vërtetë.
Binjakët
Do të keni ulje dhe ngritje humori pasi në dashuri do të kaloni çështje të komplikuara.
Gaforrja
Mos mendoni se do ta zgjidhni gjithçka vetë. Keni nevojë që të konfrontoheni dhe të gjeni iniciativën e duhur.
Luani
Do të ndieni nevojën e fortë për t’u shfryrë te dikush. Megjithatë përpiquni që të mos ia besoni askujt sekretet tuaja më të rëndësishme.
Virgjëresha
Do të kaloni momente të mrekullueshme në familje. Do të ndihmoheni nga partneri/partnerja, bashkëpunëtorët, si dhe kolegët e punës.
Peshorja
Nëse keni ndonjë hezitim për të shkuarën, duhet të dini se tashmë ajo i përket një kapitulli, i cili nuk kthehet më.
Akrepi
Një bashkëpunëtor dhe një mike do t’ju bëjë një propozim interesant. Dëgjojeni me vëmendje. Ajo që po prisni prej kohësh po vjen.
Shigjetari
Shmangni shpërdorimin e parave. Mos investoni dhe mos jepni borxh. Është momenti më pak i përshtatshëm për ta bërë këtë.
Bricjapi
Pranë jush është dikush, i cili ju ka shumë inat dhe zili. Përpiquni vetëm që ta shmangni pa e komplikuar shumë marrëdhënien.
Ujori
Planifikoni që të pushoni pak. Keni nevojë për momente relaksi.
Peshqit
Lodhje dhe energji të pakta. Bëni kujdes me ftohjen. Qëndroni larg gënjeshtrave dhe thashethemeve… mund t’ju dëmtojnë.