Kombëtarja shqiptare është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës me një autobus të hapur, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës. Pikërisht aty, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do t’u japë djemve të Kombëtares simbolin e Tiranës, çelësin e qytetit.