Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

2025/05/08 at 9:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Rusi, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.

“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.

BE-ja thekson se ka qenë “krejtësisht e qartë” me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e Putinit, në kohën kur agresioni i tij ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.

Vuçiç mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit dhe takimi i tij me Putinin është i pari që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ai deklaroi para gazetarëve në Moskë se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”.

Vuçiç tha gjithashtu se pret “reagime shumë të ashpra” nga BE-ja për shkak të kësaj vizite, por se përgjigjja e tij do të jetë “e matur dhe serioze”. Ai paralajmëroi se me Putinin do të diskutojë, ndër të tjera, për marrëveshjen e furnizimit me gaz dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse dhe gjendet nën sanksione amerikane.

Institucionet evropiane kishin reaguar edhe më parë ndaj paralajmërimeve për udhëtimin e Vuçiqit në Moskë. Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Beograd në fund të prillit, tha se vendimi për të udhëtuar në Moskë i takon presidentit të Serbisë, por paralajmëroi se nëse ai e realizon atë, “do ta ketë shumë më të vështirë që ta ndihmojë Serbinë të mbetet e orientuar fort në rrugën evropiane”.

Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./REL

Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

“S'punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com