Pas intervistës në Zonë e Lirë ka ardhur sot edhe reagimi i këngëtares, Bleona Qereti në lidhje me mediat shqiptare. Sipas saj ato i kanë shtrembëruar fjalët e saj.
“Kjo përgjigje është për të gjithë portalet që po keq interpretojnë ” zbardhjen” e intervistës time: UNË BESOJ NË DASHURI dhe gjërat nuk i bëj për para, por nëse do të ishte rasti që do ta bëja për para, atëherë çmimi do të ishte shumë i lartë #1billion $!!!!! Prandaj mos keqinterpretoni gjërat, me ose pa dashje por dëgjoni, kuptoni dhe ” zbardheni” atë që kam thënë unë me të vërtetë në këtë intervistë! Kjo intervistë ËSHTË NË SHQIP DHE NUK KA NEVOJË PËR “PËRKTHIME” – Njerëzit munden ta shikojnë në YouTube dhe nuk kanë nevojë për “zbardhjen” që realisht është “nxirje” të disave nga ju! Faleminderit B”, shkruan Bleona.