Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

2025/05/22 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli për Hungarinë e Orbanit.

Në një letër urgjente, të nënshkruar bashkërisht nga përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, të vënë në dispozicion të ARD-Studio në Bruksel, europarlamentarët kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë. Sanksionet e mëparshme, siç deklarojnë ata, nuk kanë sjellë rezultate.

Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë.  Deputetët kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër duan që më në fund t’ia mbyllin rubinetin qeverisë së Viktor Orbánit, thotë Moritz Körner, i cili vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP).

“Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së”, tha ai.

Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund thotë, se kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe rrjedhimisht të taksapaguesve evropianë, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.

“Sulme javë pas jave”

Freund e nisi këtë letër dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të sundimit të ligjit në Parlamentin Evropian. Për shkak të korrupsionit të përhapur në Hungari dhe mungesës së një gjyqësori të pavarur, miliarda euro fonde që supozohej të transferoheshin në Hungari nga Brukseli janë ngrirë vitet e fundit.

“Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar”, thotë Freund. Përkundrazi, siç thotë ai, “sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave.

Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund”.

Masa të rrepta kundër pakicave dhe OJQ-ve

I inkurajuar nga mbështetja e presidentit të SHBA-së Trump, Orban po ndërmerr veprime gjithnjë e më të rrepta kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare.

Kështu, në mesin e marsit, qeveria e tij miratoi një ligj që kufizon në mënyrë drastike lirinë e tubimit dhe ndalon “Paradën e krenarisë” të planifikuar të mbahet në qershor, në të cilën pjesëmarrësit, ndër të tjera, angazhohen për respektimin e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.

Disa ditë më parë – më 13 maj – qeveria hungareze shtrëngoi më tej masat kundër organizatave joqeveritare, të cilat i konsideron një kërcënim për sovranitetin e vendit.

Kjo i ka mundësuar qeverisë së Viktor Orbanit që të fusë në listën e zezë organizatat joqeveritare, t’i sanksionojë ato nëse është e nevojshme dhe të kufizojë financimin e tyre./DW

Ju sugjerojmë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Para
Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

TE FUNDIT

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
7 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste....

Lexo më shumë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
7 Korrik, 2025

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për...

Lexo më shumë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com