Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

2025/05/19 at 7:21 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

Një epokë e re astrologjike është në prag, me ndikim të fuqishëm e ndryshime rrënjësore. Në  parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu paralajmëron se me datën 24 që Saturni kalon në Dash, do të na duhet të mundohemi ca më shumë. Saturni, i cili është planeti i rregullit dhe disiplinës vendoset në një shenjë kardinale si Dashi, e cila ka në thelb iniciativën dhe energjinë.


Kjo do të thotë se ritmi do të ngadalësohet paksa, do të marrim më shumë kohë për vendimet dhe ky planet do të jetë një “dorë e hekurt”. Ndikimi më i fortë do të jetë te Dashi dhe shenjat e tjera kardinale si Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.

Meri Shehu: Çfarë jave e fuqishme që është sepse Saturni përfundimisht pas 3 vjetësh qëndrimi në Peshk kalon në datën 24 në shenjën e Dashit. Kjo do të thotë që ngrihet një tabelë shumë e fuqishme për shenjën e Dashit, Gaforres, Bricjapit dhe Peshores, është si një tabelë polici që i drejton në rrugëtimet e tyre. Duke qenë se Dashi është shenjë kardinale, shumë e rrëmbyeshme, shumë energjike futet një lloj serioziteti që do t’i lërë të ndalur në kohë, si një film që fillon dhe nuk ecën sipas ritmit të tyre. Shenjave do t’u marrë më shumë kohë për të vendosur, do të vërë shumë rregulla, seriozitet, ndonjëherë do të vërë diktatin e vet që kjo gjë nuk do të bëhet nëse nuk e them unë ose nuk është në rregull, ka një lloj ashpërsie, një lloj ligji të fortë pa të cilin nuk mund të bëjmë dot gjë. Do të ndikojë në çështje sociale shumë të rëndësishme dhe në çështje shëndetësore që do të prekë te Dashi shumë.

Dashi – 3 yje

Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë  një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës, aksidentet, trombozat.

Demi – 3 yje

Do ta kenë me proces psikologjik futjen e Saturnit në Dash që do të jetë shumë i fuqishëm për këtë 3-vjeçar, do të merren shumë me botën e tyre, të rregullojnë kaosin që ka ndodhur me Uranin në shenjën e tyre, ka 7 vjet që janë në një kaos, sa ndryshon një gjë, s’ka asgjë stabël dhe Saturni vjen për ta rregulluar kaosin e brendshëm psikologjik. Do të jetë një periudhë e vështirë dhe vendimmarrje të vështira për Demët. Këtë javë do të kenë ndryshime ekonomike të mira.

Binjakët – 2 yje

Parapërgatiten për hënën e re në shenjën e tyre por do të ndikohen fuqishëm nga futja e Saturnit në Dash ku Binjakët do të pozicionohen në një përgjegjësi ose do të mbajnë një anë. Nuk do të luajnë dot me dy porta dhe do të luajnë vetëm me një drejtim.

Gaforrja – 4 yje

Do të ndikohen fuqishëm nga Saturni në Dash, mund të vënë diktatin e tyre, mund të fillojnë një punë me shumë përgjegjësi, mund të jetë edhe shumë e vështirë, të bëhen diktatorë të punës ose  marrëdhënies së tyre ose të bëjnë një martesë shumë të fuqishme apo të planifikojnë një gjë që do të shihet, adhurohet dhe do të ketë përgjegjësi të mëdha. Do të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe do të vendoset në një prizëm shumë të ndryshëm nga ai që është tani.

Luani – 3 yje

Kanë ndikim në çështjet ligjore, pra ata që duan të udhëtojnë, të studiojnë jashtë mund të marrin një vendim të prerë e të bukur, por udhëtimi i tyre do të jetë me shumë përgjegjësi. Çdo detaj do të kontrollohet jashtë mase mirë dhe do të kenë një polic në rrugën e tyre. Një gabim i vogël, një dokument do të jetë i vështirë, kujdes në çështjet ligjore.

Virgjëresha – 4 yje

Do të përpiqen që nga mesi i kësaj jave të rregullojnë borxhe, para të prapambetura për të marrë,  detyrime që kanë ndaj pasurive të patundshme, trashëgimi. Do të duan të rregullojnë gjërat që kanë ngelur në kohë, shitblerje, prapaskena që janë bërë me njerëz të ndryshëm që duan t’i sqarojnë.

Peshorja – 2 yje

Do të marrin shumë përgjegjësi sa u përket bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët, do të kenë  antagonizëm në jetën e tyre, përballje shumë të fuqishme, por edhe marrje përgjegjësish që shkojnë në martesa ose më shumë na sa kanë menduar deri më tani. Do të kuptojnë sa mundet partneri ose bashkëpunëtori përballë që të durojë këtë veprimtari ose një punë të vështirë që kanë me ta.

Akrepi – 1 yll

Jemi përballë hënës së re dhe duhet të kuptojnë mirë me intuitë një ndryshim të madh në çështjet ekonomike. Futja e Saturnit në Dash do të thotë që duhet të marrin seriozisht një çështje pune, një kontratë, një mundësi që mund të mbartë shumë përgjegjësi në kohë, por nuk duhet ta marrin në mënyrë të menjëhershme. Duhet ta studiojnë mirë propozimin para se ta marrin.

Shigjetari – 3 yje

Shigjetari më aventurier do të fillojë të mendojë për një marrëdhënie më të sigurt, më të qetë, më të  stabilizuar dhe do të kërkojë një njeri që ia jep këtë mundësi apo të zgjedhë me kë do të përfundojë. Mund të mendojë për një ndarje nga një marrëdhënie që nuk ka shkuar shumë mirë. Do të shkojnë shumë mirë në fushën e talenteve.

Bricjapi – 2 yje

Do të kenë një goditje të çuditshme, do të bëhen gati të mendojnë të  blejnë një shtëpi, të krijojnë një bazë tyren ose të sqarojnë marrëdhëniet familjare të ndërlikuara, të destabilizuara ose që kanë pasur konflikte dhe do të largohen nga fantazitë.

Ujori – 3 yje

E kanë me shumë fat ndikimin e Saturnit në Dash dhe po përgatiten për një 3- vjeçar shumë të fuqishëm sepse do të kenë ide të reja, të qëndrueshme, shumë marrëdhënie pozitive, do të merren shumë parasysh pozicionet dhe talentet e tyre. Do të bëjnë udhëtime dhe veprimtari të rëndësishme që s’i kanë marrë me mend që do të vijnë në jetën e tyre. Njerëzit do t’i marrin më seriozisht.

Peshqit – 2  yje

Do të bëhen gati për një finalizim të rëndësishëm sa u përket çështjeve ekonomike. Janë një shenjë që duhet patjetër të rregullojnë çështjet ekonomike, huatë, prapambetjet që mund të kenë pasur. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet personale sepse del një njeri nga lista në këtë periudhë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Para
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi

Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në
















TE FUNDIT

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
16 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com