Në vijim të operacionit të datës 26.03.2016, të koduar Porosia, Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona në flagrancë pasi u kapën me mina me telekomandë, pistoleta dhe snajper.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetasin Nadir.Sh, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër, i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale, “Vjedhje me armë” dhe Armbajtje pa leje” dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.