Mbrëmjen e kësaj të hëne, 23 mars, në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, diskutimi u përqendrua tek protesta e Partisë Demokratike ditën e djeshme.
Pjesa e parë u fokusua tek intervista me Ervin Salianji, i cili sot ka pasur një përballje me deklarata në distancë me kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Salianji deklaron që do të kandidojë për kryetar të ri të PD-së në zgjedhjet e 23 Majit. Sipas PD-së, ai është i përjashtuar nga kjo parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.
Në pjesën e dytë të dytë të Opnion biseda u përqëndrua tek protesta e Partisë Demokratike ditën e djeshme, 22 Mars, protesta e cila zgjati disa orë e që pati pëplasje me forcat e rendit. Temë e diskutimit të panelit ishin jo vetëm pamjet e protestës por edhe çfarë pritet të ndodhë më tej që Partia demokratike të mos përsërisë vetveten në protestat e ardhshme.
Të ftuarit: Ornela Çuçi, Anri Bala, Klevis Balliu dhe Artan Hoxha
Pjesa e tretë e emisionit lidhet me një material intersant në lidhje me shqiptarin Premtim Gjonbalaj, i riu shqiptar i renditur në listën e Forbes si një nga të rinjtë më premtues. Ai e arriti këtë që prej moshës 15 vjeçare me anë të rritjes së kompanisë së tij e cila e ktheu shqiptarin Gjonbalaj në një milioner. Historia është interesante pasi babai i tij e nisi biznesin duke hyrë në vitin 1990 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Meksikës.

















