Politikë

2/3 e popullsisë në varfëri, Meta:Iniciativë ligjore për indeksimin e pagave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 05/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme bëri me dije se në fillim të sesionit të ri do të ndërmarrin një iniciativë ligjore për të garantuar indeksimin e pagave.

Meta akuzoi kryeministrin Rama se në 10 vite qeverisje të tij ka bërë që 2/3 e shqiptarëve të jetojnë në kufirin e varfërisë.

Sipas ish-presidentit Meta, kryeministri Rama që nga viti 2017 nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues. Për këtë ne do të ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri për të garantuar indeksimin e menjëhershëm dhe nëse nuk do të miratohet do ta ccojmë në Gjykatën kushtetuese”, deklaroi Meta./Opinion.al

Pas