Politikë

Çmimi i naftës/Meta: Ka rënë në të gjithë botën, këtu e vendos Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 05/08/22 |
Opi Nion

Gjatë konferencës për mediat, ish-presidenti Meta foli  dhe për çmimin e naftës në vend, duke thënë se kreu i qeverisë Rama është përfituesi kryesor nga rritja e saj.

Kreu i Partisë së Lirisë, Meta shtoi se çmimet vendosen nga kryeministri Rama dhe se bordi është krijuar për të bërë lajme. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të rënë çmimi i naftës është largimi i kësaj qeverie.

“Kryeoligarku Edi Rama tek këto çmime dhe këto lojëra që bën me naftën është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të thënë që po kujdesemi dhe për të bërë lajme. E dimë që t gjitha i vendos Edi Rama siç i thonë shërbëtorët e tij dhe përfituesi më i madh është Edi Rama.
Çmimi ka rënë në të gjithë botën, por këtu nuk ka s’di të bjerë dhe rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt që mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar, por ka akumuluar një urrejtje të jashtëzakonshme që ka nisur të derdhet rrugëve të Tiranës”, tha Meta./Opinion.al

 

 

Pas